Presidencialet 2020 në SHBA, Bernie Sanders shpall i pari kandidaturën nga demokratët


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“CNN”

Pas disa muajsh konsultimesh, senatori i Vermontit Berni Sanders, njoftoi sot se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo do të jetë gara e dytë e Sanders në rradhët e Partisë Demokratike, pas humbjes përballë Hilari Klintonit në vitin 2016.

“Unë po ju kërkoj të bashkoheni me mua sot, si pjesë e një fushate të pashembullt dhe historike, që do të fillojë me të paktën 1 milionë njerëz nga mbarë vendi”- shkroi ai në një e-mail drejtuar mbështetësve të tij, pas një interviste dhënë në Radion Publike të Vermontit.

Sanders hyn në garën e presidencialeve 2020 si një nga kryesuesit, një kthesë e spikatur për socialdemokratin, që 3 vjet më parë u konsiderua si një ‘kandidat i protestës’ nga koalicioni politik.

Aktualisht, Sanders është një nga politikanët më të popullorë në mesin e votuesve demokratë, dhe agjenda e tij politike, me propozimet progresive për zgjerimin e kujdesit shëndetësor, zgjerimin e rrjetit të sigurimeve shoqërore dhe uljen e kostos së arsimit të lartë për studentët, është përqafuar nga shumë prej figurave udhëheqëse të Partisë Demokratike.

“Mund t’ju them se jam shumë i lumtur, dhe mendoj se çdo vëzhgues objektiv do të konfirmojë atë që po them, se vitin e fundit, Partia Demokratike ka lëvizur në një drejtim shumë më progresiv, se sa ishin para se të garoja për president”- tha ai në një intervistë për CNN vitin e kaluar.

Por në prag të njoftimit të tij, Sanders dhe ndihmësit e tij kryesorë, këmbëngulën që vendimi të mos shndërrohej në një pyetje shumë më të thjeshtë:nëse ai ishte kandidati më i mire, për të mposhtur presidentin Donald Trump vitin e ardhshëm.

Por në e-mailin e tij të së martës, dhe në videon e njoftimit zyrtar të garimit të tij, Sanders – që e përshkroi Trumpin si “një gënjeshtar patologjik, një mashtrues, racist, seksist, një ksenofob, dhe një njeri që është duke e minuar demokracinë amerikane, teksa po na çon në një drejtim autoritar”, përcaktoi synimet e tij kryesore.

“Fushata jonë, ka të bëjë me transformimin e vendit tonë, dhe krijimin e një qeverie të bazuar në parimet e drejtësisë ekonomike, sociale, racore dhe të mjedisit”- tha ai.

A.G

Submit a comment