2 peshkarexha italiane janë ndaluar sot në perëndim të ishullit të Sazanit.
Mësohet se dy peshkarexhat u kapën nga roja bregdetare dhe se po shoqërohen drejt portit të Vlorës.
Sekuestrimi i mjeteve është bërë për peshkim të paligjshëm në ujrat tona, ndërsa rrezikojnë të gjobiten me shuma të konsiderueshme.