Prapaskenat e vendimit për shkarkimin e Fullanit

itttt

Prapaskenat e vendimit për shkarkimin e Fullanit, ja qëndrimi i Këshillit Mbikëqyrës.

 Edhe pse pritshmëritë ishin pothuajse të qarta për shkarkimin e Fullanit, Këshilli Mbikëqyrës nuk ka qenë unanim në diskutimet për largimin e tij. 

Propozuesit e shkarkimit kanë qenë tre nga anëtarët, Adrian Civici, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi. Këta të fundit kanë mbrojtur kërkesën e tyre, me faktin që janë përmbushur të gjitha kushtet për shkarkimin e tij. Por, gjatë mbledhjes kanë hasur në rezistencën e fortë të anëtarëve të tjerë. Dhori Kule dhe Petraq Milo kanë hezituar të votojnë. Pjesë e tyre, por në heshtje, ka qenë edhe Elisabeta Gjoni. Mbledhja ka vijuar me tone të ashpra, deri në kërcënimin e Ermelinda Meksit, e cila në një moment të mbledhjes ka vendosur të dalë prej saj, duke theksuar se do të denonconte publikisht qëndrimin e anëtarëve të tjerë të Këshillit. 

Sipas burimeve, pas këtij veprimi, duket se anëtarët e tjerë janë tërhequr dhe kanë vendosur të votojnë për shkarkimin e Fullanit. Në fund, votimi ka dalë 5 me 0. Elisabeta Gjoni, edhe për shkak se pas këtij votimi do të ishte ajo administratorja e Bankës, nuk ka marrë pjesë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment