Praga luan rolin e Kasandrës për Rusinë

pragaNë mënyrë më të qartë Rusia do të ndiejë efektet e sanksioneve perëndimore më 2015-ën, thuhet sipas një dokumenti diplomatik të prezantuar nga Republika Çeke përgjatë një seance parlamentare. Këto sanksione, të dhëna nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, do të jenë plotësisht të qarta dhe dërrmuese për Rusinë. Por me gjithë këto dobësime ekonomike dhe kalimin e muajve a do ta ndryshojë Rusia qëndrimin e saj përkundrejt Ukrainës, është kjo pyetja që shtrohet në debat në gazetën çeke Noviny. Shembulli më aktual që mund të japim tani për tani është gjendja katastrofale në të cilën gjendet rubla ruse, për më tepër monedha është e kufizuar në tregjet ndërkombëtare. Duke qenë në vazhdimësi për një periudhë të gjatë bashkudhëtare me rënien e çmimit të naftës, këta faktorë mund të shkaktojnë efekte sinergjike në dëmtimin e materialeve ekonomike, pohon dokumenti. Ministri çek i çështjeve të jashtme beson që më 2015-ën do të shikojmë një tragjedi në ekonominë ruse.

Submit a comment