Porti i Shëngjinit, pikë lidhëse e Ballkanit,projekt për rritjen e kapaciteteve

Porti i ShëngjinitPorti i Shëngjinit shihet si një nyje lidhëse shumë e rëndësishme për Ballkanin në të ardhmen. Projekti për zgjerimin e tij ka ngjallur interes të madh tek shtete si Kina,Gjermania, Kuvajti apo Kosova.

Në bazë të projektit parashikohet që porti aktual të përdoret për anije dhe jahte turistike ndërsa pjesa e përpunimit të mallrave do të zhvendoset disa kilometra.

Aktualisht ky port ka kapacitete shumë të ulta përpunuese të cilat llogariten deri në 300 mijë ton në vit.Në portin e Shëngjinit përpunohen kryesisht materiale ndërtimi si çimento,tulla dhe tjegulla.Ndërkohë që në bazë të projektit të synohet edhe rritja e aftësisë përpunuese të mallrave.

Kosova është vendi që ka afërsi më të madhe gjeografike me Portin e Shëngjin por që marrëdhënia me biznesin e këtij vendi është 0 pasi nuk ka aftësi përpunuese.

Projekti i përzgjedhur për portin e Shëngjinit parashikon ta transformojëatë në portin e 2 më të madh në Mesdhe duke i dhënë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomisë shqiptare.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment