Poloni – Papunësia shënon rënie me 11,7 për qind

poloniPapunësia në Poloni ka rënë edhe në muajin gusht, duke arritur në nivelin 11,7 për qind të popullisë aktive.

Niveli i papunësisë në Poloni ka regjistruar rënie edhe në muajin gusht, duke arritur në 11,7 për qind të popullsisë aktive, pas 11,9 për qind në muajin korrik dhe 12,0 për qind në muajin qershor, theksoi Zyra Kombëtare e Statistikave.

Numri i të papunëve është ulur në fund të muajit gusht në 1,85 milionë. Në muajin gusht 2013, niveli i papunësisë ishte 13 për qind.

Ministria e Ekonomisë në Poloni ka parashikuar një rritje ekonomike prej 3,3 për qind këtë vit, pas një rritjeje me 1,6 për qind vitin e kaluar.

Në tremujorin e dytë, Prodhimi i Brendshëm Bruto polak u rrit me 0,6 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment