Policia e Tiranës merr masa për derbin Partizani -Tirana

policiaPolicia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e derbit mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, mësohet se nga ora 16:00 do të bllokohen të gjitha rrugët përreth stadiumit. Po ashtu të gjithë sportdashësit të cilët do të duan të hynë në shkallët e stadiumit do të duhet të kenë me vete kartën e tyre të identitetit ose pasaportën.

Gjithashtu mësohet se kontrollet do të jenë të imtësishme me qëllim që sportdashësit mos të fusin në stadium mjete që nuk lejohen nga rregullorja e FSHF-së e me qëllim shmangien e incidenteve të mundshme.

Po ashtu, Policia fton të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë parkuar në afërsi të stadiumit të largojnë nga ajo zonë mjetet e tyre brenda orarit të parashikuar, pra ora 16:00. Pas kësaj ore sheshi para dhe pas stadiumit do të jetë i liruar për ngritjen e pikave të kontrollit të policisë.

Gjithashtu burimet Policore ritheksojnë se futja e tifozëve në stadium do të bëhet përmes kartës së identitetit dhe biletës, dhe gjithë të tjerët që iu mungon njëri prej dy dokumentave do të mbetet jashtë.

Submit a comment