Policia e Shtetit: Janë proceduar penalisht 563 shtetas për ndërtime pa leje

Pndertimet pa lejeolicia e Shtetit bëri me dije sot në një deklaratë për mediat se në kuadër te masave të posaçme kundër krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje, në të gjithë vendin janë evidentuar 560 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 563 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Po ashtu, Policia e Shtetit shpjegon se “për 40 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërkohë që 508 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim”.

“Në çdo rast të konstatuar nga forcat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet proçedurale përkatëse, duke bërë edhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive. Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment