Pogradec, INUK vijon aksionin, prish një ndërtesë 3-katëshe

inukInspektorati Ndërtimor Urbanistik vijon aksionin e tij për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksioni i vazhdon në rrugën Lin-Pogradec prane vendit te quajtur Pojske.

INUK ditën e sotme  prishi një ndërtesë 3- katëshe hotel, bodrumi i të cilës sipas INUK  është pa leje. Një fakt të kundërt pohon vetë pronari i ndërtesës Mitat Cake , i cili ka bërë me dije se disponon lejen e ndërtimit.

Ndërkohë, pretendimeve të pronarit të objektit se e ka objektin me leje ndërtimi, i është përgjigjur INUK.

INUK ka theksuar se objekti në Pogradec është ndërtuar në kundërshtim me parashikimet ligjore në fuqi.  Asnjë institucion nuk mund të miratoje leje ndërtimi apo të hipotekojë objekte në breg të liqenit në sipërfaqe shtetërore të patjetërsueshme sipas ligjeve në fuqi.

“INUK ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjore kundër ndërtuesit dhe të gjithë subjekteve të përfshira në procedura të kundraligjshme.”-citohet ne reagimin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik.

Nderkohe aksioni i INUK ndërpritet ditën e sotme dhe të nesërme për të rifilluar të hënën për shkak të vizitës së Papës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment