Pogradec, arrestohet pronari i hotelit, ku gjeti vdekjen 24 vjeçari, 2 u plagosën rëndë

inuk ne pgArrestohet pronari i hotelit në Pogradec, ku gjatë shembjes së katit të tretë gjeti vdekjen një 24 vjeçar ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje buzë liqenit të Pogradecit, pranë fshatit Piskupat.

I riu Ervin Shkira nga fshati Lin i Pogradecit i cili punonte si kamarier në hotel “Leon” të Pogradecit po ndihmonte disa punëtorë të cilët ishin pajtuar për të shembur katin e tretë të hotelit pasi ishte pa leje dhe pronari kishte vendosur ta shembte vetë, pas paralajmërimit të INUK.

Të riun e ka zënë poshtë një kolonë betoni nga tarraca.

Nga shembja e murit pati dhe dy të plagosur, V. Tavo, 40 vjeç nga fshati Piskupat i Pogradecit dhe tjetri A. Koruni 37 vjeç nga Prrenjasi, ndodhen në Spitalin e Pogradecit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pronari i objektit si dhe 6 persona të cilët po punonin për shembjen e katit pa leje u shoqëruan dje në polici dhe u morrën në pyetje mbi ngjarjen.

Sot pronari është arrestuar.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment