Plisat do të shkojnë në Serbi për Shqipërinë

plisatTifozët kosovar vazhdojnë t’i dalin në ndihmë Kombëtares së Shqipërisë. Tifo-grupi prishtinas, ‘Plisat’ duket se ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian 2016 që Shqipëria do t’i zhvillojë në muajin tetor ndaj Danimarkës dhe Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i tifozëve prishtinas, Albert Kastrati, përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, transmeton Tribuna.

“Shqipëri-Danimarkë dhe Serbi-Shqipëri. Bëhuni gati. Prej tani ja fillojmë për organizim”, shkroi Kastrati, derisa paralajmërimi i tij mori pëlqime të shumta.

Shqipëria luan ndaj Danimarkës më 11 tetor në Elbasan, ndërsa më 14 tetor sfidon Serbinë në Beograd.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment