Planifikohet të hapet edhe kanali i Kur’anit

kuraniTelevizioni shtetëror i Republikës Islamike të Iranit ka në plan të hapë një kanal televiziv që transmeton Kur’an në gjuhën arabe dhe përkthim në gjuhën angleze.

Ali Darabi, zyrtar i këtij televizioni e bëri të ditur këtë ngjarje në ceremoninë e mbylljes së seminarit 1448 Kur’anor, i cili u organizua nga Tv Kur’ani në gjuhën perse, duke e paraqitur këtë temë të bazuar në mësimin përmendësh të Kur’anit të Shenjtë.

Ai tha se shefi i televizionit shtetëror të Iranit (IRIB) ka urdhëruar përgatitjet që duhet të bëhen për krijimin e kanaleve televizive që do të transmetojnë programe Kur’anore në arabisht dhe me përkthim në gjuhën angleze.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment