Pishina më e thellë në botë gjendet në Itali

pishineY-40 është pishina më e thellë në botë. Kjo pishinë është krijuar në Itali nga hoteli me katër yje, Terme Millepini, në Venecia. Kjo pishinë quhet Y-40 për shkak të thellësisë që ajo ka, 40 metra nga boshti vertikal.

Pishina nuk është aq e thellë në të gjithë sipërfaqen e saj. Sipërfaqja është 21 x 18 metra, dhe në fillim është 15 metra e thellë, ndërsa nga mesi fillon e thellohet më shumë, duke arritur në 40 metra thellësi. Forma e saj transformohet në një tub cilindrik që është 25 metra i thellë.

Pishina cilindrike, e cila është dizajnuar nga arkitekti italian Emanuele Boaretto, është hapur në muajin qershor dhe është e nxehtë rreth 320C, që do të thotë se zhytësit nuk do të kenë nevojë të veshin kostum zhytjeje ndërsa notojnë në këtë pishinë. Y-40  ka fituar Rekordin Botëror Guinness si pishina më e thellë e krijuar deri tani.

Submit a comment