Raportohet se pilotët gjermanë të linjës ajrore Lufthansa do të hyjnë në një grevë tetë orëshe, në Aeroportin e Frankfurti.
Sipas sindikatës së pilotëve, pilotët do të ndërpresin punën ditën e martë nga ora 09.00-17.00 në Aeroportin e Frankfurtit. Greva do të përfshijë avionët e tipit Airbus A380, Boeing B747, Airbus A330 ve Airbus A340 ku do të ndikohen shumë fluturime të distancave të gjata.
Sindikata e pilotëve njofton se greva ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje të re për kontratat kolektive.
Deri tani nuk ka asnjë hap për marrëveshje nga drejtuesit e Lufthansas dhe për këtë arsye u morr vendimi për grevë.
Gjithashtu sindikata thekson se është e gatshme të shmangë grevën në rast negocimi dhe ka kërkuar falje për shqetësimin ndaj udhëtarëve të Lufthansas.
Në mosmarrëveshje me drejtuesit e Lufthansës pilotët që nga muaji prill kanë tentuar 4 herë të ndërprenë punën.
Për shkak të ndërprerjes së punës nga pilotët e Lufthansës në aeroportin e Munihut dhe të Frankfurtit në javët e kaluara u anuluan më shumë se 300 fluturime dhe u prekën më shumë se 45 mijë udhëtarë.
Ndërsa në grevën paralajmëruese të bërë në prill nga sindikata e pilotëve në Gjermani e cila përfaqësohet me një total 9 mijë e 500 pilotë, Lufthansa anuloi afërsisht 3 mijë fluturime dhe nga kjo u prekën rreth 400 mijë udhëtarë .