Pesë prioritetet e Komisionit të ri Evropian

Zhan-Klod JunkerPresidenti i porsazgjedhur i KE-së, Zhan-Klod Junker, shpalli pesë prioritete të punës së Komisionit të ri Evropian.

Rritje ekonomike dhe luftë kundër papunësisë, kriza ukrainase dhe tensionet ndërkombëtare, marrëdhëniet me Londrën, marrëdhëniet tregtare me SHBA-të, energjia dhe mjedisi, këto janë ”kantieret” ku do të punojë BE-ja në vitet në vijim.

RRITJE EKONOMIKE DHE PUNËSIM

Lufta kundër papunësisë dhe fillimi i rritjes ekonomike është prioriteti i Komisionit të ri. I porsazgjedhur, Zhan-Klod Junker premtoi një plan investimesh prej 300 miliardë euro për të luftuar papunësinë dhe nxitur rritjen ekonomike.

Madje ai ka krijuar një post zëvendëspresidenti të Komisionit Evropian që është i ngarkuar vetëm me drejtimin e këtij projekit.

Por për arritjen e këtij plani ai ka shumë vështirësi, sikurse është debati mes atyre që mbështesin masat shtrënguese dhe atyre të rritjes ekonomike që kohët e fundit është acaruar së tepërmi, madje disa kanë frikë se një politikë pro rritjes ekonomike përkthehet me një zbutje të reformave për reduktimin e deficitit buxhetor.

Vendet si Franca dhe Italia nxisin për një zbutje të normave buxhetore. Nga ana tjetër Gjermania kërkon arritjen e një konsolidimi buxhetor. Në Bruksel insistohet më shumë në marrëveshjet tregtare, krijimin e tregut të brendshëm apo për zhvillimin e informatikës për të krijuar vende pune dhe për të rimëkëmbur ekonominë.

Ideja për të vendosur një rrogë minimale në çdo vend të BE-së, e kërkuar nga e majta, ka progresuar, kryesisht pasi kjo normë u pranua edhe nga Gjermania që qeveriset nga një kolaicion i gjerë mes konservatorëve dhe socilademokratëve. Edhe Junker është pro kësaj lëvizjeje.

POLITIKA E JASHTME

Konflikti në Ukrainë dhe kriza me Rusinë, kërcënimi xhihadist në Irak dhe Siri, me pasoja në Evropë, tensione të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. BE-ja duhet të gjejë tonet e duhura me Rusinë që të mund të bëj presion por pa shkaktuar një thyerje.

Në jug BE-ja synon të përforcojë bashkëpunimin me vendet që janë në origjinë të imigracionit, kryesisht Afrikën dhe Turqinë, për të bllokuar imigracionin e jashtëligjshëm.

“BE-ja duhet të mbetet një grup prej 28 vendesh në pesë vitet në vijim”, sipas Junkerit. Ndonëse asnjë vend kandidat nuk i përmbush ende kushtet për të finalizuar procesin e aderimit.

Vështirësi të tjera vijnë nga brenda BE-së, me referendumin mbi pavarësinë e Skocisë dhe të Katalonjës. Kohezioni i 28 vendeve mund të vihet në provë të vështirë për shkak të divergjencave mbi mundësinë që një Skoci e pavarur të mund të hyjë në BE.

MARRËDHËNIET ME LONDRËN

“Nuk ka Bashkim Evropian pa Britaninë e Madhe”, ky është mesazhi i Presidentit të ardhshëm të Këshillit Evropian, Donald Tusk. Nën presionin e fuqishëm të euroskeptikëve, Kryeministri britanik Dejvid Kameron ka premtuar organizimin e një referendum në vitin 2017 për daljen nga BE-ja nëse do të rizgjidhet dhe që mund të sjellë një skenar katastrofik.

Për të mënjanuar thyerjen, institucionet evropiane janë gati të bëjnë konçesione, duke bërë shkurtime në administratën gjigante, duke frenuar furinë rregullatore dhe duke i ofruar lëshime Londrës, që kërkon të ruajë sa më shumë pavarësi nga Brukseli.

Londra ka marrë postin e shërbimeve financiare në Komisionin e ri Evropian, dhe Junkeri ka krijuar një post zëvendëspresidenti të ngarkuar me përmirësimin e rregullores.

MARRËVESHJE TREGTARE ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

Projekti TTIP ose TAFTA, i filluar nga Komisioni Barroso, kristalizon frikën e opinionit publik përball globalizimit, mugesë transparence dhe frika për imponim të OMGJ-ve apo të lopës së rritur me hormone.

Por debati tani zgjerohet në mundësinë e ndërhyrjes së kompanive të huaja në politikat publike, nëpërmjet procedurave të arbitrazhit të ngjashme si ato në SHBA.

Mosmarrëveshjet mes dy blloqeve janë të shumta, duke ngadalësuar negociatat që ishin në pikë të vështirë pas skandalit të spiunazhit amerikan në fund të vitit 2013.

Si përfundim mundësitë për të përfunduar atë që do të ishte marrëveshja me e gjerë në botën e tregëtisë së lirë deri në fund të vitit 2015 janë shumë të pakta.

Zhvillimi i negociatave do të varen shumë nga komisioneri i ri evropian i ngarkuar me Tregtinë.

ENERGJIA DHE MJEDISI

Përdorimi i energjisë si armë politike nga Rusia i shtyn evropianët të diversifikojnë dhe të garantojnë furnizimet. Të gjitha mundësitë janë në tavolinë, duke përfshirë edhe çështjet e gazit argjilor dhe të energjisë bërthamore.

Objektivi është të zvogëlohet varësia dhe fatura vjetore që arrin në 400 miliardë euro për blerjen e naftës, gazit dhe karbonit. Komuniteti Evropian i Energjisë shihet si kantieri i 10 viteve të ardhshme.

Bashkë me objektivin e luftës kundër ngrohjes klimaterike duhet të arrihen objektiva ku hiqet dorë nga sovraniteti kombëtar mbi çështjet e energjisë, pasi deri tani kopetencat në këtë çështje ruhen me xhelozi nga shtetet.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment