Përplasje mes institucioneve

zeeeProjektligji i ri për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, që ka nisur të diskutohet në Komisonin parlamentar të Ligjeve, nëse do të marrë miratimin final, do ti krijojë akses të institucionalizuar të gjithë atyre që kërkojë të drejtën për tu informuar mbi veprimtarinë e institucioneve shtetërore.

“Krijon një figurë të re siç është kordinatori për të drejtën e Informimit dhe parashikon në mënyrë të shprehur kopetencat e tij. Së dyti mbrojnë të drejtën për informim që ka çdo qytetar pa qenë nevoja në këtë rast të sqarojnë motivet se pse bëhet kjo” tha Isaraj.

Por kjo mundësi për publikun dhe median, ka krijuar përplasje kopetencash me Avokatin e Popullit, që këmbëngul ta mbaj këtë monopol, duke nxjerrë në sipërfaqe një debat të ri mes tij dhe shumicës parlamentare.

“Ky projektligj mendojmë që tenton heqjen e kopetecave të Avokatit të Popullit duke synuar kështu në mënyrë të drejtëpërdrejtë dobësimin e këtij institucioni të parashikuar shprehimisht në Kushtutën e Republikës së Shqipërisë”deklaroi në Komision përfaqësuesja e Avokatit të Popullit.

“Nuk është vetëm e drejta për informim e drejtë themelore e shtetasve në Shqipëri, i binte që për çdo të drejtë të kishim nga një Avokat të Popullit pastaj. Problematika është kjo, kush do të vendosë gjobat nëqoftëse shkelet kjo e drejtë legjitime e shqiptarëve. I vë dot Avokati i Popullit, asnjëherë, rekomandon”tha Isaraj.

“ Në çfarë vendi të relacionit del se të drejtat në Shqipëri janë përmirësuar se janë vendosur më shumë gjoba? Ose se është respektuar ligji për të drejtën e të dhënave personale se janë vendosur më shumë gjoba, për të mos folur pastaj për vjeljen e gjobave” u shpreh përfaqësuesja e Avokatit të Popullit.

Nisur nga kjo, zëvendës.Ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, hodhi idenë bazuar dhe në praktikat e vendeve europiane, që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të kthehet në institucion kushtetues.

“Tashmë ka dhe praktika që janë shumë të reja, të vendeve europiane si Hungaria, që duke ngelur të pakënaqur nga zgjidhja tjetër kanë arritur që Komisionerin ta ngrenë në nivel kushtetues dhe kjo mund të jetë një inisiativë kushtetuese”.

Një risi tjetër që sjell projekligji i qeverisë është dhe mundësia e informimit mbi dokumentet zyrtarë dhe në mënyrë elektronike.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment