Tiranë – “Kryebashkiaku më kot i historisë së kryeqytetit” – Ky është vlerësimi i Kryeministrit Rama për kryetarin e bashkisë Lulzim Basha, njëhërësh kryetar i Partisë Demokratike.
Ndërsa thuajse çdo ditë Rama ndjek “çlirimin” e Tiranës nga ndërtimet e paligjshme dhe ato të ligjshme, bërë vend e pa vend, sot ka postuar një pamje nga “kolonat” në afërsi të kryeqytetit, prej ku është zhvendosur një restorant.
“Vazhdon shkulja e çibanëve nga kërthiza e Tiranës së braktisur prej kryebashkiakut më kot të historisë së kryeqytetit,” – shkruan Rama në Fb.