Përpjekje të shtuara të shërbimeve sekrete kundër ekstremizmit të djathtë

Kreu i ri i shërbimit sekret gjerman, Thomas Haldenwang, deklaroi se po kërkon të intensifikojë përpjekjet e tij kundër ekstremistëve të krahut të djathtë.

”Agjencia e Sigurimit të Brendshëm, do të rrisë numrin e agjentëve që merren me problemet e ekstremizmit të djathtë”, tha Haldenwang për gazetën ”Sueddeutsche Zeitung”.

Paraardhësi i Haldenwang, Hans-Georg Maassen, u kritikua për mosmarrjen seriozisht të kërcënimit të krahut të së djathtës ekstreme.

Haldenwang hodhi poshtë këto pohime dhe foli për një “dinamikë të re lidhur me  ekstremizmin e krahut të djathtë”.

‘’Fakti që protestuesit e zakonshëm u bashkuan me ekstremistët në rrugët e Chemnitzit në gusht dhe shtator treguan se urrejtja kundër të huajve po bëhej gjithnjë e më e përhapur, jo vetëm në Gjermaninë Lindore”, tha Haldenwang.

Maassen u shkarkua për vëzhgime të diskutueshme mbi dhunën raciste në Chemnitz.

Submit a comment