Përkundër armëpushimit, sot në Jemen vazhduan konfliktet
Ndërkohë që në Jemen pritet nënshkrimi i marrëveshjës që do ti jap fund krizës për shkak të së cilës vazhdojnë konfliktet një kohë të gjatë në këtë vend, mëngjezi në kryeqytetin Sana ka aguar nën zhurmën e shpërthimeve
Në orët e para të mëngjesit në rrugën Al-Hamsiyn në verilindje të kryeqytetit kanë ndodhur shpërthime të fuqishme.
Ende nuk ka informata zyrtare në lidhje me shpërthimet e mëngjezit, por mbi pjesën e qytetit ku thuhet se ka ndodhur shpërthimi mund të vërehet tymi. Në këtë pjesë të qytetit kanë vazhduar konfliktet.
Kujtojmë se Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Jemen, Bin Omer, mbrëmë ka deklaruar se përgatitjet për nënshkrimin e marrëveshjës me të cilën pritet se do të përfundojnë konfliktet në kryeqytetin Sana janë në vazhdim. Ai ka shtuar se kjo marrëveshje është parashikuar të nënshkruhet sot.