Përfundoi takimi Erdoan-Obama

trPas samitit të NATO-s të mbajtur në Uells, Presidenti Erdoan u kthye në vend.

Mori fund edhe takimi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan me homologun e tij amerikan Barak Obama.

Të dy liderët gjatë takimit të tyre të zhvilluar në kuadër të samitit të NATO-s që u mbajt në Uells të Anglisë, kanë rënë dakord në lidhje me përkrahjen e përpjekjeve që armëpushimi në Palestinë të jetë i qëndrueshëm, të vazhdohet me kontakte të afërta dhe që takimi i radhës të mbahet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në Nju-Jork.

Të dy liderët gjithashtu ishin të mendimit të njëjtë për formimin sa më parë të një qeverie të re në Irak e cila do të përqafoj të gjitha shtresat e shoqërisë, ndërsa në lidhje me Sirinë u tha se është shumë e rëndësishme që të realizohet një tranzicion politik në përputhje me Deklaratën e Gjenevës.

Ministri i Jashtëm Mevlud Çavushollu dhe ai i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Jëllmaz pas përfundimit të samitit u kthyen në Stamboll së bashku me Presidentin Erdoan.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment