Përfaqësuesi i BE-së Zhbogar takim me shoqërinë civile për trashëgiminë kulturorePërfaqësuesi i BE-së Zhbogar takim me shoqërinë civile për trashëgiminë kulturore në Prizren

ZhbogarShefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, do të takohet sot me një grup aktivistësh të shoqërisë civile në Prizren. Ata do të diskutojnë për gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, përfshirë implementimin e legjislacionit përkatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rolin e Bashkimit Evropian në sigurimin e mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Prizrenit.
Ky do të jetë një diskutim i hapur me anëtarët e shoqërisë civile, të cilët janë aktivë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Zhbogar do të takojë Rrjetin RrOK, Këshillin e Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, Trashëgiminë Kulturore pa Kufij, Dokufest, Ec ma Ndryshe, ndërsa pasdite pritet një komunikatë e përbashkët për shtyp.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment