Perëndimi ka frikë por nuk po humbet.

EU RUBeppe Severgnini

Konfuzioni planetar nuk na dekurajon: modeli ynë tërheq ende dhe web-i ndihmon për ta përhapur atë. Xhelatët i tremben paqes dhe respektit, kjo ka rëndësi.

Iraku, Siria, Nigeria, Pakistani. Ka diçka demoniake në lajmet që vijnë këto ditë. Ekzekutimet e rekrutëve, masakrat ndaj pengjeve, ndaj grave, rrëmbime, ekzekutime masive në një shkollë.

Ariu rus dhe shpirtrat e të djathtës.

Kleptokracia e Vladimir Putin, peshuar nga sanksionet dhe rënia e çmimit të naftës, përpiqet të ringjallë Rusinë e Madhe dhe reagon duke sulmuar në Ukrainë, pasi e bëri edhe në Krime. Moska menaxhon dhe financon të djathtën popullore dhe ksenofobe perëndimore, duke shpresuar të minojë nga brenda Bashkimin Europian. Në Paris, Budapest dhe Milano, për fat të keq, dikush iu jep hapësirë.

Kapriçot e Koresë së Veriut

Për të shtuar dramë në farsë, në të largëtin Penian një diktator anakronik zemërohet me një film të Hollivudit që e përqesh atë, dhe ai urdhëroi sulme kinerbetike ndaj Sony-t, prodhuesit të filmit. Ju desh të ndërhyjë Presidenti Obama, i cili ka gjëra më të rëndësishme për të menduar.

Frika e infektimit

Prej kohësh, një vit nuk mbyllej me kombinim të tmerrit dhe çmendurisë. Dhe bota e lirë nuk e di se çfarë të bëjë. Vrojton, tmerrohet, dënon, e shqetësuar mbi të gjitha për të shmangur infektimin.

Model që tërheq

Pafuqia dhe ankthi i demokracive përballë konfuzionit planetar, megjithatë nuk duhet të na bëjë të harrojmë faktin. Modeli ynë ende tërheq. Dhe Interneti – veçanërisht, jo dytësori – ndihmon për ta përhapur si kurrë më parë. Dhuna e vrullshme që po shohim tregon se xhelatët kanë frikë. Ata i frikësohen konkurrencës së paqes, mirëqenies, arsimit, tolerances dhe respektit për gratë.

Makthi i çorganizuar

Talebanët kanë provuar të jenë armiq të pamëshirshëm, por ndërtues modestë. Shteti që ka dështuar në Afganistan, kur kishin pushtetin, u bë një makth i çorganizuar në çdo renditje ndërkombëtare. Të pamëshirshmit e zinj të ISIS janë të vendosur për të burgosur dhe ekzekutuar rekrutët e huaj, që përpiqen t’ia mbathin pasi kanë kuptuar se kujt ose çfarë ia kishin besuar instancat e tyre të shpëtimit.

Kohët e gjata

Të fitosh është dramatike, rraskapitëse dhe e ngadalshme. Sidomos kur përpiqeni ta bëni me ide, sepse armët – ne e kemi parë – nuk janë të mjaftueshme, dhe në disa raste ka të ngjarë të jetë kundërproduktive.

Demokraci të papërsosur

Ne jemi sipërfaqësorë, dembelë dhe të papërsosur në demokraci. Spektakli që po formojmë është zhgënjyes. Bashkimi Europian, i cili ka grumbulluar shumë merita, tani është i burgosur në rrjetat e rregullave që vetë ka krijuar dhe dëshpëron qytetarët e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës alternojnë një zë të madh me gjeste të vogla, të paaftë – për shembull – për të zhbllokuar konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, i cili muaj më parë solli edhe tragjeditë. Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Japonia mendojnë të jetojnë me Kinën dhe me një punë me kohë të plotë.

Mungesa e alternativave më të mira

E megjithatë bota na bën të pranojmë se, tani për tani nuk është shpikur asgjë e mirë e demokracisë dhe e tregut. Këtë e tregon rritja e fluksit të emigrantëve në Toronto dhe Sydney. E vërtetojnë miliona familje, të cilat shpresojnë për një leje qëndrimi në SHBA. E pranojnë ukrainasit, duke kundërshtuar rrymën që po i çonte drejt lindjes. E kanë demostruar gjatë gjithë vitit emigrantët, të cilët rrezikojnë jetën e tyre në det për një vakt, një krevat, një spital, një rrugë në të cilën mos të dridhen nga frika përpara një polici. Për këto gjëra duhet të jemi krenarë, por për fat të keq ne harrojmë. Kujtesa përball frikës, zbehet.

Qetë dhe kompakt

Jo, ndoshta nuk po fitojmë. Por kundërshtarët tanë kanë frikë dhe kjo ka rëndësi. Herodi bërtet dhe kërkon gjak. Jemi të detyruar ta shikojmë, të hipnotizuar. Por ai ka humbur tashmë. Qëndrojmë të qetë dhe të bashkuar, pjesa tjetër do të vijë.

Përktheu: J. Z

Submit a comment