Përditësohet Instagram, shtohen 5 filtra të rinj

instagramInstagram ka përditësuar aplikacionin e saj për pajisjet iOS dhe Android të mërkurën, duke shtuar pesë filtra të rinj dhe ka rregulluar mënyrën se si këta filtra shfaqen brenda aplikacionit. Filtrat e rinj të Instagram-it, si Crema, Slumber, Ludwig, Aden dhe Perpetua, do të shfaqen fillimisht në listën e filtrave tek aplikacioni i përditësuar. Përdoruesit do të kenë mundësi të rëndisin filtrat që ata përdorin dhe të fshehin ata që nuk përdorin. Në fund të aplikacionit Instagram do të gjeni opsionin e ri “Manage”, që ju lejon të personalizoni lehtësisht mënyrën se si dhe ku do të shfaqen filtrat e tuaja të preferuar në aplikacionin Instagram.

Kjo është hera e parë që kompania përditëson setin e saj të filtrave, që kur shtoi filtrat Mayfair dhe Willow në dhjetor të 2012 (aplikacioni ka tani 24 opsione të filtrave në total). Për krijimin e këtyre filtrave të rinj kompania është frymëzuar nga përmirësimet e kamerave tek telefonat inteligjentë dhe kreativiteti i përdoruesve.

“Trendet e fotografive kanë evoluar dhe aftësitë e kamerave tek telefonat tuaj janë përmirësuar ndjeshëm,” shkroi kompania në një postim në blogun e saj. “Përdoruesit janë shumë kreativë, jo vetëm tek fotot që ata shpërndajnë, por edhe për kohën që harxhojnë për të edituar fotot dhe videot për t’i bërë ata më të bukur.”

Submit a comment