Përçahen laburistët anglezë, 7 deputetë largohen me akuza për racizëm dhe antisemitizëm


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
1 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“The Guardian”

Tom Uotson, numri 2 i Partisë Laburiste në Britaninë e madhe, tha sot se partia e tij rrezikon të përballet me një përçarje edhe më të rëndë, nëse i denoncon si trahdtarë 7 deputetët që braktisën sot partinë, në vend se të analizojë arsyet e largimin e tyre.

Përmes një deklaratë emocionale, Uotson tha se ndonjëherë i duket sikur “nuk e njeh më” partinë e tij, teksa u bëri disa herë thirrje kolegëve, të mos përdorin termin “tradhtarë” ndaj atyre që dhënë dorëheqjen nga kjo forcë politike. Ai tha se ishte veçanërisht i shqetësuar nga largimi i Luçiana Bergerit, një deputete hebreje që akuzoi Partinë Laburiste se ishte e “institucionalisht raciste”, teksa njoftoi formimin e një grupi të ri të pavarur në parlament.

Bergerit u bashkuan deputetët Çuka Umunna, En Kofej, Anxhela Smith, Kris Lezli, Majk Gejps dhe Gejvin Shuker, që dhanë dorëheqjen nga partia në skizmën më të madhe të forcës kryesore të së majtës, që kur një grupim prej 4 figurash të larta drejtuese u largua në vitin 1981, për të formuar Partinë Social Demokratike (SDP).

Uotson tha se duhet është urgjente të “përballohet shkalla e problemit, dhe të adresohen problemet për të penguar largimin e të tjerëve”. Por reagimi e tij, ishte në kontrast me atë të liderit të partisë, Xheremi Korbin, që tha se ishte “i zhgënjyer” me vendimin e 7 depuetëve, teksa theksoi popullaritetin e politikave të partisë së tij tek votuesit.

A.G

 

Submit a comment