Peleshi: Duhet afruar tregu i punës me tregun e të arsimuarve

PeleshiNga shkolla e mesme profesionale në kryeqytet, zv/kryeministri Niko Peleshi ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se synimi i qeverisë është afrimi i tregut të punës me të shkolluarit.

 Sipas Peleshit, duhet të investohet në arsimin profesional.

 “Ne i kemi një borxh të madh arsimit para universitar dhe universitar sepse shpesh herë kemi bërë gjënë e gabuar me arsimin. Arsimi i ka dhënë fund periudhës së tranzicionit dhe ka hyrë në normalitet për të afruar tregun e punës me tregun të arsimuarve. Reformat kanë qenë të shumta. Jemi për të dhënë disa mesazhe për ju për këtë shkollë me tradite. Qeveria është e vendosur të investojë për të afruar këto dy tregje. Ka një handikap të madh në Shqipëri, ka një paradoks. Nga njëra anë ankohemi për papunësi dhe ka shumë biznese që nuk plotësojnë dot vendet bosh sepse nuk gjejnë dot në treg specialistin. Jemi të vendosur të investojmë me të gjitha energjitë tona për të ndërtuar një model tjetër”, u shpreh Peleshi.

 Më tej ai theksoi se modeli i karrierës dhe suksesit në karrirë duhet të jenë dijet.

 “Ne promovojmë të gjithë të rinjtë të merren edhe me politikë por modeli i karrierës dhe suksesit në karrirë duhet të jenë dijet. Së fundi dua ta mbyll duke u thënë se nuk ka fare rëndësi çfarë pune bën apo çfarë profesioni ke, por të bësh me pasion dhe të jesh i pari tek ai zanat që ke. Shkolla është një investim që e nesërmja të jetë më e bukur, që pushimet të jenë më të bukura. Në këtë investim nuk jeni të vetëm por jeni nën kujdesin dhe vëmendjen e qeverisë shqiptare. Gëzuar vitin shkollor!”, përfundoi zëvendëskryeministri.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment