PD- Ristani: Janë shkelur pesë ligje për të mbrojtur kompleksin e Kokëdhimës

ristaniPartia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka shkelur të paktën 5 ligje dhe dy plane urbanistike për të mbrojtur kompleksin e Kokëdhimës në Qeparo.

Ne nje deklarate për mediat, deputeti i PD-së, Arben Ristani, tha sot se “për kompleksin e Kokedhimes është shkelur Ligji i Urbanistikës i vitit 1998, ku thuhet se ndërtimet në zonat turistike përcaktohen në planet rajonale dhe masterplanet e zhvillimit. Nderkohe qe plani rajonal është miratuar në vitin 2008. Po ashtu, eshtë shkelur Rregullorja e Urbanistikës e vitit 1998, e cila nuk lejon ndërtime në një zone me gjërësi 250-300 metra nga niveli më i lartë i sipërfaqes ujore, eshtë shkelur Ligji për Rezervat Ujore i vitit 1998, qe ndalon ndryshimin e mbulesës bimore në plazhe dhe brigje me gërmim apo ndërtim”.

“Ndërtimi i Koços bie ndesh me 5 ligje dhe dy plane urbanistike dhe perseri mbrohet me paligjshmëri, ndërkohë që çdo ditë shemben banesat e atyre qe nuk kane mundesi te mbrohen nga ligji”, theksoi Ristani.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment