PD, merr fund ‘modeli Berisha’, kryetari i partisë – vetëm 2 mandate

parti demokratikePartia Demokratike nuk do të mund ta përsërisë më historinë e Sali Berishës, pothuajse përjetësisht në krye të saj. Lulzim Basha, që pasoi liderin historik në krye të PD-së, pritet që të jetë vetëm dy mandate me nga 4 vjet. Kjo, me shumë mundësi, do të sanksionohet që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Kombëtar, ku ndryshimi në nenin 38 të statutit, që parashikon të kufizojë mandatin, por dhe të ndryshojë mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit nëpërmjet parimit “një anëtar, një votë”, do të hidhet për votim.

Kryetari Lulzim Basha ka ngritur një grup pune, që po merret me ndryshimet statutore, por dhe për të shqyrtuar të g jitha propozimet e mundshme nga eksponentët e partisë.

Do të jenë rreth 7500 delegatë, nga 1200 që kanë qënë të pranishëm në Kuvendet e mëparshme, të cilët, paraditen e datës 27 shtator dhe 28 shtator, do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve, ku do të diskutojnë dhe votojnë për t’i dhënë formën e re, formacioni më të madh politik opozitar. Ky numër është shtuar ndjeshëm, për shkakun se për herë të parë është në udhëzimin e kryetarit Basha u parashikua që në Kuvendin Kombëtar të marrin pjesë edhe kryetarët e grupseksioneve, të cilët u zgjodhën gjatë procesit të zgjedhjeve në bazë.

Në ditën e parë të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar pritet që të miratohen ndryshimet në statutin e partisë, ndërsa ditën e dytë do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, i cili më pas pritet të zgjedhë strukturat e reja të partisë.

Kryetari i parë i Partisë Demokratike, ndonëse vetëm për pak kohë, ishte Azem Hajdari, i cili i hapi rrugën Sali Berishës, ku për 23 vjet e dominoi të djathtën, duke ushtruar zyrtarisht detyrën e Kryetarit, përveç viteve kur ishte President i Republikës së Shqipërisë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment