PD: Gjykata Kushtetuese ndalon ndërhyrjen në jetën private të qytetarëve

partia demokratiekDeputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, përshëndeti sot vendimin që urdhëron pezullimin e regjistrimit të IMEI-t të aparatit celular, dhe angazhimin e shoqërisë civile në këtë betejë.

“Sot Gjykata Kushtetuese urdhëroi pezullimin e zbatimit të vendimit të Edi Ramës “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI, për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” dhe gjobitjen e qytetareve nese nuk i bindeshin vendimit arbitrar te kryeministrit”, tha Halimi.

Sipas deputetit demokrat, “Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetutese ndaloi Edi Ramen që të kontrollonte faceboouk-un e secilit,whatsapp-in, viberi-in, bbm-in aplikacione dhe programe që kryhen nga pjesa më e madhe e komunikimit mes shqiptarëve”.

“Partia Demokratike pershendet mediat, shoqërinë civile dhe gjithë njerëzit e lirë të këtij vendit të cilët reaguan kundër këtij akti të rëndë antidemokratik për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetareve shqiptare”, u shpreh Halimi, duke shtuar gjithashtu se, “Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e tjera të kësaj gjykate, të cilat janë të detyrueshme, janë të panegociueshme. Zbatimi i vendimit të gjykatave ka të bëjë me themelin e demokracisë dhe kjo është një betejë që Partia Demokratike do ta bëjë cdo ditë, pa u lodhur, në emër të interesave të vendit”.

Submit a comment