Partizani kalon lehtësisht Teutën dhe ecën drejt kreut

partizaniPartizani nuk di të ndalet. Djemtë e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë mposhtur sot Teutën, 2-0 në “Qemal Stafa” duke arritur fitoren e 3-të rradhazi. Fitorja e sotme bën të mundur kreun e klasifikimit për Partizanin, të cilët e ndajnë përkohësisht me Skënderbeun me Tiranën me nga 10 pikë secili.

Sulmuesi serb, Stevan Racic ka shënuar sërish duke u konfirmuar si njeriu gol i Partizanit në këto momente. Ndeshja ka nisur e ekulibruar dhe pas shumë minutave pa rrezik, është pikërisht Racic i cili zhbllokon rezultatin në minutën e 39-të. Vetëm pas 3 minutave ishte radha e sulmuesit tjetër, Fazliu i cili dyfishon rezultatin dhe me këto shifra mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, “Të kuqtë” kanë administruar rezultatin dhe kanë marrë 3 pikët e radhës. Vetëm një pjesë loje u ka mjaftuar 15 herë kampionëve të vendit për ta likujduar kundërshtarin, ndërsa vijojnë kësisoji në rrugën e suksesit, duke e lënë pas krahëve startin jo fort të mirë të kampionatit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment