Partizani ia del në Kukës, Raçiç i jep fitoren e në fundin e lojës

partizaniPas fitores javën e shkuar ndaj kampionëve në fuqi të Skënderbeut, Partizani arrin sot një tjetër sukses. Këtë radhë “të kuqtë” e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë mposhtur Kukësin, 1-0 në stadiumin “Zeqir Ymeri” në një ndeshje të mbushur me emocione dhe spektakël.

Kukësi është treguar më këmbëngulës, ka krijuar disa raste të volitshme për shënim, ka goditur shtyllën, por ekipi i cili iu gëzua fitores ishte Partizani. Në pjesën e parë mbrojtja e Partizanit tregon luhatje, vendoset gabimisht dhe i jep mundësinë Kukësit të rrezikojë seriozisht.

Trajneri Duro i ka besuar sërish Vrapit në qendër të mbrojtjes, që bën disa gabime duke i dhënë mundësinë Kukësit të rezikojë.

Rasti më flagrant është ai ku Kushtrim Lushtaku godet traun e portës. Në shifrat 0-0 mbyllet pjesa e parë. Kukësi e nis pjesën e dytë pa sulmuesin kryesor, Pero Pejic, i cili ulet në stol dhe zëvendësohet nga Edon Hasani. Kuksianët ushtrojnë presion por nuk arrijnë të dalin dot te goli.

Goli i fitores për Partizanin do të vinte pas një goditjeje dënimi në minutën e 88-të. Serbi Racic ekzekuton mjeshtërisht dhe e dërgon topin në rrjetën e Halilajt. Ndeshja përfundon 0-0 dhe tani si Kukësi, ashtu edhe Partizani kanë nga 7 pikë në tabelën e rënditjes.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment