Futbollisti i Parmës, Jonathan Biabiani ka lënë përkohësisht grumbullimin me ekipin e tij për shkak të problemeve shëndetsore. Francezi ka probleme në zemër dhe rrezikon një ndërhyrje kirurgjikale. Problemet për Biabiani u zbuluan në momentin që ai po kryente testet mjeksore për të nënshkruar me Milanin, ndaj dhe transferimi i tij.
Rikthimi i tij në fushat e lojës nuk bëhet i ditur, megjithatë mjekët thonë se mesfushori mund të rikthehet vetëm atëherë kur mos ketë asnjë problem dhe gjendja e tij të jetë normalizuar.