Parlamenti turk shqyrton programini e qeverisë Davutollu

aaaaaKuvendi i Madh Popullor i Turqisë shqyrtoi sot në seancë plenare programin e qeverisë së re.

Punimet e Parlamentit në lidhje me programin e qeverisë së 62-të turke, që u lexua përpara deputetëve nga Kryeministri Ahmet Davutollu, më datë 1 shtator, filluan në 14.00 me orën lokale.

Grupet parlamentare të 4 forcave politike në Kuvend do të kenë në dispozicion nga 40 minuta kohë secila për të shprehur opinionet e tyre në lidhje me programin qeveritar.

Në emër të partisë opozitare kryesore, CHP, do të flasë deputeti Hurshit Gynesh; mendimet eMHP-së do t’i përcjellë nënkryetari i grupit parlamentar, Jusuf Hallaçollu; për Partinë AK në pushtet do të shprehen nënkryetarët e grupit parlamentar, Mustafa Elitash dhe Naxhi Bostanxhë; ndërsa opinionet e HDP-së do t’i shpalosin nënkryetarja e grupit parlamentar Pervin Buldan dhe deputeti Erturull Kyrkçy.

Më pas, fjalën do ta marrin nga një deputet i Partisë AK dhe asaj CHP, të cilët do të kenë në dispozicion nga 10 minuta secili dhe do të shprehen në favor ose kundër programit të qeverisë së re.

Në emër të qeverisë kritikave do t’u përgjigjet zv/kryeministri Bylent Arënç.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment