Paris shtyn sërish premtimin e kthimit të deficitit në tre për qind të PBB-së

frMinistri francez i Financave, Michel Sapin, njoftoi sot se Parisi duhet të shtyje edhe një herë, deri në vitin 2017 në vend të vitit 2015, angazhimin e saj për respektimin e limitit evropian të defiçitit publik, që është tre për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.

“Deficiti publik do të arrijë në 4,4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2014 dhe 4,3 për qind për vitin 2015, dhe më pas në 4,3 përqind”, deklaroi ministri francez në një konferencë për shtyp.

Sapin theksoi se defiçiti publik do të bjerë nën nivelin e tre për qind, maksimumi evropian, vetëm në vitin 2017 në vend të parashikimit të kryer për vitin 2015 sikurse i ishte premtuar Komisionit Evropian.

Franca kishtekërkaur deri tani dy herë shtyrjen e këtij angazhimi, një herë nën presidencën e Nicolas Sarkozy më pas nën atë të François Hollande.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment