Papa Françesku, pritje madhështore në Emiratet e Bashkuara Arabe


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
1 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Associated Press”

Abu Dhabu, Emiratet e Bashkuara Arabe – Papa Françesku nisi sot vizitën e tij historike në Emiratet e Bashkuara Arabe, me një ceremoni madhështore, para se t’i drejtohet më një fjalim drejtuesve të fesë, në një shfaqje të tolerancës fetare në një vend mysliman.

Vizita e Françeskut, është e para e këtij niveli në Gadishullit arab. Ai do të takohet me liderët myslimanë dhe ata politikë, dhe do të mbajë një meshënë ambjent të hapur në kryeqytetin e Emirateve, Abu Dhabi.

Fjalimi i Françeskut në mbledhjen e liderëve fetare gjatë mbrëmjes të së hënës, është kulmimi i vizitës së tij 40-orëshe në Abu Dhabi. Udhëtimi i Papës, kulmon të martën me Meshën e parë Papale në Gadishullin Arabik – ku pritet të marrin pjesë rreth 135.000 besimtarë, në një rit publik të paparë më herët në këtë vend.

Françesku mbërriti në kryeqytetin e Emirateve orët e vona të së djelës, disa orë pasi bëri një apel nga Vatikani, për një mbikëqyrje urgjente të një armëpushimi të kufizuar në Jemenin e shkatërruar nga lufta, në mënyrë që banorët atje të munden të furnizohen me ushqime dhe ilaçe, për shkak se po vuajnë një krizë tepër të rëndë humanitare.

“Thirrjet e atyre fëmijëve dhe prindërve të tyre, duhet të dëgjohen”- tha ai në Vatikan para se të nisej për në Aeroportin e Romës, prej nga ku nisi udhëtimin e tij historik në Gadishullin Arab.

Submit a comment