Panariti: Duam fatura për prodhimet bujqësore, që sot s’ka më penalitete

panaritiQeveria shqiptare i kërkon prodhuesve dhe tregtuesve të prodhimeve bujqësore që duke nisur nga sot, të pajisen me faturat tatimore të shitjes për çdo transaksion që bëjnë, pasi tanimë nuk asnjë arsye pse të penalizohen: Duke filluar që sot, ka hyrë në fuqi vendimi që barazon TVSH-në në shitje dhe në blerje për prodhimet bujqësore.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panarit, gjatë një takimi që pati sot me krerët e shoqatave të prodhimeve bujqësore, deklaroi se “se që nga ky moment, prodhimet bujqësore shqiptare tregtohen, eksportohen dhe grumbullohen me 14% më pak të kostos, gjë që i vendos ata në një konkurencë të lirë dhe të ndershme me prodhimet e importuara.”
Sipas ministrit, “kjo është një masë jashtëzakonisht e rëndësishme lehtësuese fiskale për prodhimet bujqësore, që u shkon direkt si përfitim prodhuesve, agropërpunuesve, grumbulluesve, shpërndarësve dhe eksportuesve; heq pengesat më të mëdha ligjore dhe fiskale drejt formalizimit të prodhimit agroindustrial dhe rrit ndjeshëm aftësitë konkuruese të prodhimeve shqiptare me ato të importuara. Kjo do të shoqërohet direkt me një prani më të madhe të tyre në tregjet e brendshme dhe natyrisht të eksporteve.”
Panariti theksoi në fjalën e tij se “ajo që kërkohet në një marrëdhënie luajaliteti, Qeveria shqiptare e mbajti fjalën dhe pritet që edhe operatorët t’i përgjigjen me të njëjtën frymë duke u pajisur me faturat e shitjes, faturat tatimore në çdo transaksion që ata do të bëjnë në proces. Nuk ekzison më asnjë pengesë që ata të mos pajisen me këtë faturë, sepse barrierat që ata i penalizonin deri tani nuk ekzistojnë më.”

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment