Paloka: Nëse qytetarët thonë jo, harta bie

ediPD e vendosur për referendumet lokale, Paloka: Nëse qytetarët thonë jo, harta bie.

Rreth 9 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 2015 , demokratët janë të bindur se kanë kohë për organizmin e referendumeve lokale, për të rrëzuar ndarjen e re territoriale. Edi Paloka, thotë se demokratët do të jenë në krye të procesit të mbledhjes së firmave të qytetarëve, të cilët do ti thonë jo hartës së re. 

“Organizimi dhe përfundimi i referendumeve, nëse qytetarët thonë jo, kjo hartë bie poshtë. Nëse Rama do shkallojë dhe thotë nuk pyes as për votën e qytetarëve dalim tek ajo që unë mendoj se do dalim një ditë, tek konflikti i hapur i kësaj mazhoranca me qytetarët që nuk zgjidhet më me votë”, shprehet Paloka. 

Edhe pse vendi është në prag të një viti zgjedhor, kreu i grupit kuvendor demokrat, thotë se opozita është brenda të gjitha afateve ligjore. “Asnjë shkelje nuk bën opozita as të ligjit as të Kushtetutës, jemi brenda afateve”, thekson Paloka. 

Paloka, ka dhe një përgjigje sa i takon faktit se pse synohet mbajtja e referendume lokale në vend të një referendumi popullor, me anë të së cilit mund të atakohet një ligj. “Nuk ka nevojë për referendum mbarëkombëtar sepse interesat e qytetarëve janë lokale, dikush e dëshiron dikush, jo. Dhe këto thotë dhe Kushtetuta, duhet pyetur qytetarët kur ndryshon harta e territorit të tyre, atë do bëjmë ne për çdo lokalitet dhe njësi”, sqaron Paloka. 

Grupi i juristëve demokrat, tashmë ka nisur punën për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese të ndarjes së re territoriale, të njëjtin fat do ë kenë të gjitha ligjet e miratuara të vetme nga shumica në nisje të sesionit të ri parlament. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment