Palestinezët kërkojnë 3.8 miliard $ ndihma për Gazën

siriKryeministri palestinez Rami Hamdallah tha se ka kërkuar 3.8 miliardë dollarë ndihma urgjente për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës pas luftës shkatërruese 50-ditore me Izraelin këtë verë.

Hamdallah tha për Associated Press se Arabia Saudite ka premtuar 500 milion $, dhe vende të tjera janë shprehur se do të bashkohen në ndihmat për vendin. Ai foli në fund të një takimi me donatorë të kryesuar nga Norvegjia në kuadrin e një mbledhje të udhëheqësve botërorë në Kombet e Bashkuara.

Kërkesa për ndihma vjen në një kohë kur lideri palestinez Mahmud Abbas po përgatitet të paraqesë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të kërkuar një afat kohor tre-vjeçar për tërheqjen e forcave izraelite nga Bregu Perëndimor.

Zyrtarët palestinezë thanë se rezoluta do të dorëzohet menjëherë pasi Abbas të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të premten.

Lufta e fundit në Gaza e ka dobësuar Abbas në vend, me Hamasin që shijon një rritje të popullaritetit në mesin e palestinezëve për të luftuar Izraelin. Ai është nën presion në Palestinë për të dalë me një strategji të re politike pas përpjekjeve e tij të përsëritura, por të dështuara në krijimin e një shteti palestinez përmes negociatave me Izraelin nën ndërmjetësimin e SH.B.A.-ve.

Abbas u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA John Kerry të martën vonë dhe shprehu pak optimizëm se rezoluta do të mbijetojë një votimi të Këshillit të Sigurimit. Shtetet e Bashkuara pothuajse me siguri do të vërë veton një masë të tillë, duke thënë se e vetmja zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez është përmes negociatave të drejtpërdrejta midis dy palëve.

Një ditë më parë, Abbas tha se një kundërshtim mundshëm i OKB-së ndaj rezolutës do të shtynte atë për të kërkuar anëtarësim në institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare. Asistentët e tij thanë se do të përfshijë Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, duke hapur derën për akuza të krimeve të luftës kundër Izraelit për veprimet e saj ushtarake në Gaza dhe ndërtimit e vendbanive hebraike në truallin e Bregut Përemdimorë që palestinezët duan për një shtet në të ardhmen.

Këshilltari Abbas Nabil Abu Rdeneh ka thënë se lideri palestinez do të paraqesë një strategji të re ne fjalimin e tij në OKB. Në javët e fundit, Abbas dhe ndihmësit e tij e kanë lënë të kuptohej kjo gjë.

Sipas planit, Abbas do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB për të nxjerrë një rezolutë detyruese, me një datë të caktuar për dhënien fund të pushtimit Izraelit të Bregut Perëndimor, Rripit e Gazës dhe Jeruzalemit lindor. Pushtuar nga Izraeli në vitin 1967, territoret janë njohur nga Asambleja e Përgjithshme e në OKB në vitin 2012 me qëllim ndërtimin e shtetit të Palestinës.

SHBA-të i kanë kërkuar Abbasit të mos i drejtohet Këshillit të Sigurimit, por nuk ka ofruar ndonjë alternativë, tha një zyrtar palestinez, duke folur në kushte anonimiteti, për shkak se ai nuk ishte i lejuar për të diskutuar diskutimet e brendshme me mediat. Abbas do të përdorë takimet në ambjentet e Asamblesë së Përgjithshme për të vlerësuar mbështetjen ndërkombëtare për planin e tij, tha zyrtari.

“Këtë javë unë do t’iu propozoj Kombeve të Bashkuara një afat kohor të ri për bisedimet e paqes. Çështja kryesore është të biem dakord për një hartë qe të përcaktojë kufijtë e secilit vend, “tha Abbas. Ai tha se është i zhgënjyer nga qeveria izraelite, duke e akuzuar atë për zgjerimin e vendbanimeve në tokën palestineze në vend që të përhapë paqen.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment