Pack kritika politikës e medias Shqipëtare

doris Pack“Ndihmoni në ndryshimin e imazhit të vendit tuaj”. Apeli vjen nga eurodeputetja Doris Pack, e cila gjendet për një vizitë në qytetin verior të Shkodrës.

Pack ka adresuar kritika në drejtim të politikës dhe medias, të cilat sipas saj paraqesin një situatë aspak impresionuese për sytë e botës.

“Ju duhet të ndihmoni që të ndryshojë imazhi i vendit tuaj. Jeta politike në Tiranë nuk është kaq e mahnitshme. Media paraqet një luftim që nuk është shume impresionues. Duhet kujdes me imazhin që përcillni jashtë”.

Deklaratën eurodeputetja Doris Pack e bëri gjatë takimit që pati me kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka në zyrëne këtij të fundit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment