OSHEE vijon remontet, stakim energjie në disa zona në Tiranë, Elbasan, Korçë

energjiDy Drejtori të Tensionit të Lartë në Tiranë dhe në zonën e Juglindjes të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në datat 22-29 Shtator do të kryejnë disa punime remonti në disa nënstacione në Tiranë, Elbasan dhe Korçë, ku për pasojë, do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike.
OSHEE njoftoi sot oraret e stakimit të energjisë elektrike në disa zona.
Nga ora 09:00-14:00 do të kryhen punime remonti në nënstacionin Karbit, ku do të stakohet energjia elektrike për abonentët në Tiranë: Rr.”Siri Kodra”, Rr.”5 Maji” pjesërisht, Rruga e Dibrës pjesërisht, Rr.”4 Dëshmorët”, Rr. ”Thanas Ziko”, Rr.”Agllai Taka”, Zona Babrru dhe subjektet private tek Ish-magazinat e Tregtisë.
Punime remonti në orën 09:00-14:00 sot do të kryhen edhe në nënstacionin Shkozet, ku energjia do të ndërpritet në Radiostacionin Fllakë dhe subjektet private “Pulari Deda” dhe “Diamanti”.
Po sot, në 22 Shtator në Elbasan do të kryhen punime remonti në nënstacionin NR-1, ku do të stakohet energjia elektrike nga ora 10.00-14.00 për abonentët në komunat Bradashesh, fshatrat Gracen, Shijon, Reçan, Ulem, Mamel dhe subjektet Uzina Mekanike, Mermeri, Laboratori.
Në qarkun e Korçës sot në orën 09:00-14:00 do te kryhen punime remonti në nënstacionin Mollas, ku do të stakohet energjia elektrike për abonentët në Ersekë, komunat Mollas, Çlirim, Vithkuq, tek Antenat për kompanitë AMC, Vodafon, Eagle, Plus dhe Telekom. Gjithashtu energjia do të stakohet për HEC-et Qarr, Qafë-Zezë, Trecka

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment