OSBE: Zgjatja e proceseve gjyqësore dëmton besimin në drejtësi

oProçeset e stërzgjatura gjyqësore po dëmtojnë besimin te drejtësia në Shqipëri.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, teksa prezantoi në gjykatën e Korçës një projekt të mbështetur nga OSBE-ja që ka për synim të reduktojë vonesat në gjykim tha se vendi ka nevojë për një reformë themelore në drejtësi.

“Proceset e stërzgjatura gjyqësore po dëmtojnë besimin te drejtësia në Shqipëri. Projekti që po prezantojmë sot në Korçë ka të bëjë me garantimin e dhënies së menjëhershme të drejtësisë përmes masave konkrete për pakësimin e vonesave.Shqipëria ka nevojë për një reformë themelore të mënyrës se si funksionon sistemi i drejtësisë. Kjo reformë duhet të përfshijë të gjithë aktorët, duke përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Kuvendin”, tha ai.

Edhe ambasadori amerikan ka shprehur rezervat e veta për drejtësine shqiptare, duke thënë se gjatë qëndrimit të tij 4-vjeçar në Shqipëri është befasuar nga fakti se shqiptarët nuk gjejnë dot drejtësinë në gjykata.

Për Presidentin Nishani,sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në hapa të mirë,Nishani si kreu i KLD-së pranoi se në sistemin e drejtësisë dhe gjyqësor eksziton, korrupsioni dhe presionet dhe për këtë duhet bërë një reformë terësore dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që këto problematika të marrin fund.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Projekti për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë i USAID-it (JuST) e zhvilluan projektin Drejtësi pa vonesa pasi një studim i kryer nga Prezenca tregoi se pothuajse gjysma e seancave në gjykatat shqiptare ishin joproduktive. Projekti mori mbështetjen e fortë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë.

Në Krujë, ku u zbatua fillimisht projekti pilot në shkurt të këtij viti, gjykatësit e reduktuan numrin mesatar të seancave në çështjet penale nga 8.8 në 1.8 përmes menaxhimit aktiv të çështjeve vetëm brenda tre muajve të parë. Gjithashtu, numri i çështjeve të mbyllura nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë gjatë kësaj kohe ishte 150% më i lartë se një vit më parë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment