Ormenaj reagon ndaj akuzave të PD-së: Nuk kam në pronësi asnjë ndërtesë

Foto-e-ndertimit-qe-po-behet-pa-leje-621x350Kryetari i Bashkisë i Urës Vajgurore, Syrja Ormenaj reagoi sot pas akuzave të PD-së, sipas së cilës, të afërmit e Ministrit të Mirqënies Sosiale, Erion Veliaj, konkretisht daja i tij që është edhe Kryetar i Bashkisë së Urës Vajgurore, janë përfshirë në një ndërtim të paligjshëm,”.

Në një deklaratë për mediat, , kryetar i Urës Vajgurore sqaroi se “ndërtesa që pretendon zëdhënësi shëtitës i PD ka qenë pronë e vëllait më të vogël, i cili ndërroi jetë para 4 vitesh nga një sëmundje e rëndë. Më pas, pronën e tij e trashëguan gruaja e ve dhe 3 fëmijët e vegjël”.

Ormenaj shprehet se pas fitoreve radhazi të zgjedhjeve lokale, jam sulmuar sistematikisht nga PD lokale dhe ajo qendrore me kontrolle e sulme të vazhdueshme 4 vjet, të cilat edhe INUK edhe Gjykatat i kanë hedhur poshtë.

Duke theksuar se PD e ka praktikë të përdorë çdo vdekje e çdo dasëm për qëllime politike, ai shtoi se “ky helm që PD mbjell në shoqëri çdo dite nuk është as progres as alternativë qeverisëse”.

Koordinatori për denoncimet në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, në një deklaratë sot për mediat ku po ndërtohet pallati, tha se “teksa raportohen raste te arrestimeve e procedimeve penale kudo, edhe për lyerje, e savotime të shtëpive, ky pallat disakatësh, që të gjithë banorët e Urës Vajgurore e dinë se po e ndërton Kryetari i Bashkisë, njëkohësisht, daja i Erion Veliajt, vazhdon të hedhë shtat pa u shqetësuar nga askush”.

Submit a comment