Ora Samsung Gear S në gjatë sezonit të vjeshtës

ora samsungKompania koreane Samsung njoftoi sot se ora inteligjente Gear S do të dalë në tregun amerikan gjatë sezonit të vjeshtës. Dyqanet AT&T, Verizon, Sprint dhe T-Mobile do të ofrojnë këtë pajisje që vishet me rrjetin 3G. Çmimi dhe data ekzakte kur do të dalë në treg nuk janë zbuluar ende. 

Samsung e prezantoi orën inteligjente Gear S në fund të muajit të kaluar. Kjo orë ka ekran 2 inç Super AMOLED, si dhe vjen me tri versione lidhjeje për internet, 3G, Wi-Fi dhe Bluetooth. Duke pasur rrjetin 3G, ju nuk do të keni nevojë të lidheni me telefonin tuaj inteligjent që të vijnë njoftimet apo mesazhet në orën Gear S. Ora Samsung Gear S ju lejon të pranoni dhe të bëni thirrje telefonike nga kyçi juaj i dorës, ose të merrni telefonata nga telefoni juaj. 

Pajisja do të fuqizohet nga një procesor me dy bërthama me shpejtësi 1GHz, dhe do të ketë 512MB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme. Do të ofrojë mbështetje edhe për sistemin GPS, që do të shërbejë për navigim duke përdorur hartat Here të Nokia-së. Samsung premton se bateria do të zgjasë 2 ditë, falë sistemit Tizen. Sa i përket anës harduerike, Gear S ka marrë certifikatën IP67, që do të thotë se është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit. Ajo përfshin disa sensorë të kompanisë Samsung si: akselerometër, barometër, xhiroskop, kompas dhe monitorues për të rrahurat e zemrës, dritën ultraviolet dhe dritën e ambientit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment