Ora e re inteligjente e Samsung-ut do të ketë skanerin e gjurmëve gishtërinjve

oraKëtë vit, Samsung ka qenë shumë aktive në tregun e orëve inteligjente. Ajo ka prezantuar orët Gear 2, Gear 2 Neo, Gear Live dhe Gear S deri tani. Në vitin e ardhshëm, kompania mund t’u kushtojë edhe më shumë vëmendje orëve inteligjente.

Sipas një raporti të ardhur nga Koreja e Jugut, kompania Samsung mund të prezantojë një orë të re inteligjente në Kongresin Botëror të Telefonave, që do të zhvillohet në mars të viti 2015, dhe kjo orë mund të ketë skanerin e gjurmëve të gishtërinjve.

Përveçse do të ketë këtë sensor, kjo orë nuk do të ketë nevojë për t’u lidhur me një telefon inteligjent për të bërë pagesa të sigurta në internet. Kjo do të zhvillohet nga bashkëpunimi i Samsung-ut me PayPal-in. Ato kanë bashkëpunuar edhe më parë për lejimin e pagesave nëpërmjet sensorit të gjurmëve të gishtërinjve tek Galaxy S5.

Ora do të jetë e pajisur gjithashtu me një sistem, i cili ju njofton për ofertat e dyqaneve që ju rrethojnë, kështu që ju mund të blini produkte të ndryshme pa u munduar deri tek dyqani përkatës. Ky shërbim do të jetë në dispozicion vetëm në 50 shtete.

Kjo orë mund të jetë kundërpërgjigja e Samsung-ut kundrejt orës inteligjente Apple Watch, e cila do të hidhet në treg fillimin e vitit që vjen. Samsung shpreson se sensori i gjurmëve të gishtërinjve në këtë orë do të bëjë ndryshimin kundrejt asaj të Apple.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment