OKB apel shteteve të mbështesin Turqinë në krizën e refugjatëve sirianë

okbAgjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) kërkon nga bota më shumë mbështetje për Turqinë në përpjekjen e saj për tu ballafaquar dhe përballuar fluksin e lartë të refugjatëve.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka njoftuar se rreth 140.000 refugjatë sirian brenda katër ditëve kanë hyrë në Turqi.

Kjo shifër paraqet numrin e njëjtë të refugjatëve sirianë që vendet e tjera evropiane i kanë pranuar nga viti 2011, kur filloi lufta civile në Siri.

Me këtë rast, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) kërkon nga bota më shumë mbështetje për Turqinë në përpjekjen e saj për tu ballafaquar dhe përballuar fluksin e lartë të refugjatëve.

UNHCR të premten ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen qe iu ka dhënë Turqia refugjatëve të Sirisë duke i hapur kufijtë për refugjatët sirianë që kanë ikur nga sulmet e ISID-it.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment