Nuk ka heronj në këtë historinë e Fullanit

mucLajmi mbi arrestimin e Ardian Fullanit ka provokuar, në një mënyrë disi papritur, një entusiazëm popullor që në këto momente të para është shprehur në rrjetet sociale.

Sigurisht, ka dhe njerëz që janë dëshpëruar e që me gjasë nuk do të ngurojnë në ditët në vijim t’i dalin në mbrojtje Fullanit, e të denoncojnë prokurorët, por duket se kjo ngjarje është pritur mirë nga opinion publik.

Dhe ky entusiazëm nuk ka të bëjë me Fullanin. Ka të bëjë me një provë besueshmërie të dhënë prej Prokurorisë. Kështu ëhstë perceptuar.

Të paktën, kjo është mënyra se si po shihet kjo punë, gjë që duket tek heroizimi që po i bëhet prokurorit Ramadan Troci, që ka përgatitur e firmosur kërkesën për arrest të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Tonet përshëndetëse të opinionit publik janë ndoshta me vend, por heroizimi që po i bëhet një prokurori të vetëm është një gjest i ngutshëm.

Së pari, prokuroria është një institucion që funksionon në mënyrë të centralizuar, dhe për çdo rast, sidomos për këtë rast, janë eprorët që miratojnë, në mos inkurajojnë e urdhërojnë kryerjen e veprimeve të ndryshme. Sikur prokurorët të meritonin lëvdata në këtë histori, krahas emrit të Ramadan Trocit do duhej të viheshin dhe emrat e Adriatik Lallës e të Petrit Fushës.

Mirëpo, nga ana tjetër do duhet të prresim për të lëshuar lëvdata. Ky është thjesht një urdhër ndalimi për një të akuzuar, por prokurorët do meritonin lëvdata në fund të procesit, kur ata të kenë dhënë prova se e kanë kopsitur mirë të gjithë akuzën e kur nuk do të kenë lënë asnjë alibi për gjyqtarët, të cilëve mund t’u qëllojë ta shqyrtojnë këtë çështje në seancë gjyqësore.

Tani për tani mund të thuhet veç një gjë: Ky veprim i prokurorëve është një sinjal shpresëdhënës.

Nga: Mustafa Nano

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment