Nokia do testojë rrjetin 5G në Finlandë

giEdhe pse Microsoft bleu divizionin e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-së, dhe si rezultat u shkurtuan mijëra vende pune, si duket divizioni që merret me rrjetin e internetit funksionon ndaras me Microsoft, meqë drejtuesi teknik i Nokia-së, Juha Maatta, njoftoi së fundmi se kanë në plan të testojnë rrjetin 5G në Oulu, Finlandë. Mata shpreson që ky rrjet të jetë gati në fillim të vitit 2015, nëse gjithçka do të shkojë sipas planit. 

Në aspektin e shpejtësisë dhe mbulimit, rrjeti 5G ofron më shumë mundësi në krahasim me rrjetet aktuale. Standardi i ri pritet të përmirësojë kapacitetin e zonës së internetit me valë nga 1000 dhe të ofrojë 10 deri në 100 herë normën aktuale të të dhënave. Konsumi i energjisë luan gjithashtu një rol të rëndësishëm, qëllimi kryesor i rrjetit 5G është rritja e energjisë me 90%. 

Nokia nuk do të jetë e vetme në këtë hap që ka ndërmarrë. Qyteti Oulu, Universiteti Oulu dhe Qendra Kërkimore Teknike Finlandeze do të marrin pjesë gjithashtu në këtë projekt. Ky rajon dikur është njohur si qendra e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, por me largimin nga puna të disa punonjësve nga Microsoft, Finlanda humbi shumë pikë. Me zhvillimin e rrjetit 5G, kompania Nokia shpreson që ta bëjë qytetin Oulu sërish një qendër të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nokia njoftoi gjithashtu se do të shpërndajë API-në e saj me të tjerët, përfshirë këtu edhe rivalët e saj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment