Njihuni me Turizmin Hallall

turizem hallallSot po mbahet konferenca e parë e turizmit Hallall. Kjo konferencë po mbahet në Granada, Spanjë. Çfarë është turizmi hallall?

Turizmi hallall është term që u referohet zakoneve të veçanta të udhëtimit dhe pritjeve të turistëve muslimanë. Në thelb këta klientë kërkojnë shërbimet në përputhje me parimet e tyre fetare, të tilla si restorante që shërbejnë mish hallall dhe hotelet me zona ku falet namazi.

Kush janë turistë hallall?

Potencialisht, çdo person i besimit musliman. Në aspektin e nacionalitetit, kërkesa për këtë lloj të turizmit vjen kryesisht nga Indonezia (popullsia më e madhe myslimane në botë) Malajzia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Udhëtarët e Afrikës Veriore gjithashtu përfaqësojnë një klientelë të konsiderueshme.

Cilat pritje janë specifike për ta?

Pavarësisht diversitetit të popullsisë muslimane në botë, ka pajisje dhe shërbime që turistët myslimanë kudo që janë i konsiderojnë si themelore. Në përgjithësi, turistët mund të kërkojnë nga restorantet që shërbejnë mish hallall dhe që nuk shërbejnë alkool. Ata gjithashtu mund të kërkojnë dhoma me hapësira të namazit në hotelet e tyre, ose të paktën sixhade dhe busollë për përdorim në dhomën e tyre. Gjithnjë e më shumë myslimanët kërkojnë pishina të veçanta noti apo plazhe të ndara për burrat dhe gratë. Së fundi, ata kërkojnë aktivitete dhe ekskursione në temën e fesë dhe kulturës islame.

Cilat janë destinacionet kryesore?

Udhëtarët myslimanë më së shpeshti vizitojnë Francen (30 për qind), si destinacionin e tyre të zgjedhjes në Evropë. Anglia dhe Italia vijnë në vendin e dytë (28 për qind), e ndjekur nga Gjermania dhe Turqia në vendin e tretë (26 për qind). Natyrisht, megjithatë, ka një disponueshmëri më të lartë të shërbimeve të ushqimit hallall në vendet ku feja është e përhapur, si Turqia, Dubai dhe Katari.

A ka operatorë turistikë të specializuar për këtë turizëm?

Agjencitë e udhëtimit të krijuara për klientët myslimane janë përhapur në internet në vitet e fundit. Halal Booking, Muslim Tripper, Halal Trip dhe Sun Sea & Halal, janë vetëm disa emra të përmendur. Të gjitha këto kompani kanë një gjë të përbashkët: ata ofrojnë pushime të garantuara në harmoni me parimet fetare islame.

Sa e madhe është industria?

Vitin e kaluar, tregu botëror i turizmit hallall ishte me vlerë rreth 140 miliard dollar. Kjo përfaqëson rreth 13 për qind të shpenzimeve të përgjithshme turistike në mbarë botën. Deri në 2020, të ardhurat nga sektori pritet të arrijnë në 192 miliardë $.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment