Njihuni me orën inteligjente Motorola Moto 360

ora

Edhe pse Motorola pati prezantuar orën e saj inteligjente shumë kohë më parë, detajet e përgjithshme në lidhje me këtë pajisje, dhe sidomos çmimi, janë mbajtur sekret. Dje pajisja u prezantua zyrtarisht me të gjitha detajet. Mbi të gjitha, u zbulua çmimi i kësaj pajisjeje. Moto 360 do të kushtojë 249.99 dollarë dhe ka dalë në shitje dje në uebsajtin e Motorola-së.
 
Kjo orë inteligjente është në dispozicion në tri versione: trup prej çeliku të pandryshkshëm, i shndritshëm, me rrip lëkure ngjyrë gri. Versioni i dytë ka trup prej çeliku të pandryshkshëm, i shndritshëm, me rrip lëkure me gurë të çmuar, dhe versioni tjetër ka trup prej çeliku të pandryshkshëm, ngjyrë të zezë, dhe rripi gjithashtu është prej lëkure ngjyrë të zezë. Një version me rrip prej metali kushton 300 dollarë. 

Moto 360 ka ekran 1.56 inç, me rezolucion 320×290 dhe densitet 205 pikselë për inç, dhe mbrojtësen Gorilla Glass 3. Kjo orë ka marrë certifikimin IP67, që do të thotë se mund të qëndrojë në ujë për 30 minuta në një thellësi prej 1 metrash. Ora peshon 49 gramë. 

Moto 360 ka një pedometër si dhe një matës të rrahjeve të zemrës. Kjo pajisje përmban procesorin TI OMAP 3 me 4GB hapësirë të brendshme dhe 512MB RAM. Bateria ka kapacitet 320mAh, mund të furnizohet me internet me valë. Kompania pretendon se kjo pajisje mund të mbajë bateri deri në 12 orë. Moto 360 do të operojë me sistemin operativ Android 4.3 dhe mund të lidhet me çdo pajisje Android. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment