Një rend botëror në ndryshim?

USAKy shekull po dëshmon fillimin e fundit të statusit të Amerikës si superfuqia e vetme e botës. Reagimet e saj ndaj sulmeve të 11 shtatorit – në veçanti pushtimet e Afganistanit dhe Irakut- treguan limitet dhe abuzimet e fuqisë së saj ushtarake, dhe një shtim të pakënaqësive globale kundrejt politikave të saj të jashtme, shkruan Sharif Nashashibi

Që prej 2011, Shtetet Bashkuara kanë humbur diktarorët miq dhe influencën në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe po përjeton tensione me aleatët e mbetur. Është dënuar në masë për të dyja ndërhyrjet dhe që nuk ka bërë mjaftueshëm. Është bërë shënjestër e xhihadistëve por dhe e forcave nacionaliste, dhe është kundër ripërtëritjes dhe rilindjes se rivalëve të saj. Që kur Shtetet e Bashkuara janë bërë superfuqi globale, vështirë të kujtohet ndonjë kohë kur pozicioni rajonal i saj në Lindjen e Mesme të ishte kaq në rrezik sa duket tani.I shtojmë kësaj e cënueshmërinë ekonomike të saj, e eksopozuar ndaj rënies globale financiare, ka dhe një debat në rritje nëse fundi i rendit botëror një polar – i cili ka ekzistuar që prej kolapsit të Bashkimit Sovjetik pothuajse 25 vjet më parë – është duke ndodhur tani.

Gjithsesi, zgjerimi, kohëzgjatja dhe pasojat e dominancës Amerikane kanë rezultuar në mite të caktuara, hamendësime fallco dhe dogma ideologjike që rrezikojnë shumë, duke keqinterpretuar status quo-n dhe se ku po shkon bota. Kjo është pjesërisht e vërtetë në lidhje me axhendën e politikave të jashtme, imperializmin dhe për projektimin e fuqisë, ku habitshëm janë mbledhur të gjitha në Lidnjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Eksepsionalizmi dhe ngjashmëritë

Me të drejtë njerëzit kundërvihen ndaj arrogancës së eksepsionalizmit (mbizotërimit)Amerikan. Ideja që Shtetet e Bashkuara janë superiore ndaj kombeve të tjera, është një term i cili shpesh ekspozohet ne spektrin e politikave amerikane gjatë fushatave elektorale dhe vendim-marrjeve në politikën e jashtme. Kjo u vu re shumë nga Presidenti Barak Obama më 28 maj (festa kombëtare Amerikane në kujtim të burrave dhe grave të vrarë, duke i shërbyer forcave ushtarake të Amerikës), ku ai i përshkroi Shtetet e Bashkuara si “mbizotëruese” dhe “komb i domosdoshshëm”, duke shtuar që “Amerika duhet të drejtojë gjithmonë skenën botërore.”

Të dy, si ai dhe rivali i tij Republikan Mit Romnei shprehën bindjen e tyre në eksepsionalizmin (mbizotërimin) amerikan, gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane të 2012. “Të mohosh eksepsionalizmin amerikan, është në thelb mohimi i zemrës dhe shpirtit të këtij kombi,” tha Maik Hakeibi, një kandidat Republikan në raundin e parë presidencial.

Gjithsesi, kritikët e kësaj ideologjie të frikshme nacionaliste janë shpesh fajtorë për nxitjen e këtij tipi ndryshe të eksepsionalismit amerikan: që Shtetet e Bashkuara janë unikë në dashakeqësinë e tyre ndërkombëtare. Përsa i përket shumëkritikave të vlefshmendaj politikës së jashtme amerikanë, është naivitet ose jo e sinqertë të besosh se fuqitë e tjera botërore nuk kanë bërë, nuk bëjnë, ose nuk do të bëjnë sjellje të ngjashme.

Siç thotë dhe shprehja angleze “power corrupts, and absolute power corrupts absolutely”(fuqia të korrupton, fuqia absolute të korrupton plotësisht).  Kjo e vërtetë e rëndomtë nuk është e izoluar vetëm në Uashington. As fakti që të gjithë shtetet veprojnë jashtë interesave personale. Fuqia e padiskutueshme ngre probleme dhe abuzime evidente, kështu që është e kuptueshme që njerëzit të mirëpresin rëniën e kesaj supremacie, në veçanti në rajonet e ndryshme – si përshembull bota Arabe – që janë prekur me së shumti nga supremacia e tij.

Gjithsesi, shumë njerëz kanë besim të palogjikshëm në interesat e shteteve  si Rusia e rilindur apo rritja e Kinës që kanë filluar të sfidojnë globalisht Shtetet e Bashkuara, sikur veprimet dhe axhendat e jashtme të tyre nuk mund jenë gjithashtu egoiste, bllokuese dhe shkatërruese. Moska dhe Pekini janë fajtorë për të njejtat kritika që u bëhen Shteteve të Bashkuara.

Të treja Shtetet mbështesin diktatorët (demokracia ne vetvetë po bie në Rusi, dhe është jo-ekzistuese në Kinë). Të treja përdorin fuqinë e vetove të tyre në Këshillin e Sigurise së Kombëve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e tyre, në kundërshtim me vullnetin e komunitetit nderkombëtar (në konteksin e Lindjes së Mesme, Izraeli për rastin e Amerikës, dhe të regjimit të Sirisë në rastin e Kinës dhe Rusisë).

Të treja ndëryjnë në çështjet e brendshme të shteteve të tjera. Te treja janë abuzuese të të drejtave të njeriut. Ata janë fajtorë për standarde të dyfishta në fjalët dhe veprimet e tyre – kjo ka qënë e dukshme në lidhje me Pranverën Arabe, ku pozicionet e tyre nuk bazohen në principe por vetëm nësë një qeveri është mik ose armik i tyre.

Imperializmi

Ky mendim ka formuar lëvizjet anti-imperialiste që prej viteve 1990’, por ka deformuar kuptimin e imperializmit, dukë shkaktuar ndarje të thella brenda levizjes, sidomos gjatë Pranverës Arabe. Trazirat e rajonit kanë demostruar që reagimi impulsiv i anti-imperialistëve është mbështetja e padiskutueshme ndaj çdokujt që kundërshton Uashingtonin.

Ata duartrokitën përmbysjen e diktatorëve të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara si Hosni Mubarak i Egjiptit dhe Zine El Abidine Ben Ali i Tunizisë, por dënuan rënien e Muamar Gadafit të Libisë, dhe mbështetjen e Bashar Al Asadit të Sirisë. Reagimet e tyre duket se varen jo nga brutaliteti i këtyre despotëve ndaj njerëzve të tyre, por thjesht ndaj qëndrimit të tyrë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ngjashmërisht, ata  i kundërvihen rëndshëm furnizimeve të kufizuara dhe armative jo vdekjeprurëse amerikane ndaj rebeleve sirianë, por injorojnë dhe justifikojnë Rusinë që i mundëson avionë, tanke dhe armatime të tjera të rënda ndaj regjime ku mizoritë e të cilëve janë me bollëk dhe të dokumentuara.

Shumë njerëz- përfshirë myslimanët- që  përkrahin Moskën dhe Pekinin venë theksin tek të dhënat e tmerrshme dhe të pamohueshme në botën myslimane. Po për reprezaljen e brëndshme nga Rusia dhe Kina ndaj popullatës së tyre në masë mylimane? A ishte ndërhyrja Sovjetike në Afganistan më e mirë se sa ajo e Shteteve te Bashkuara?

Retorika e shumë anti-imperialistëve duket sikur sugjeron që e vetmja formë e imperializmit është Përëndimi. Imperializmi në përkufizim është zgjerimi i fuqisë dhe influencës së një shteti në mënyra të ndryshme (jo vetëm ushtarake). Botërisht, të gjitha përandoritë kanë bërë këtë gjë gjatë gjithë historisë. Kur Rusia, Kina dhe Irani sfiduan Shtetet e Bashkuara, nuk e bënë për shkak të altruizmit, por sepse kjo i mundëson atyre të shfaqin së jashtmi fuqinë dhe influencën e tyre.

Nësë ndonjë shtet tjetër do të ishte  superfuqia e vetme botërore, ata do të ishin po aq shtypës sa kanë qenë deri më tani Shtetet e Bashkuara.

Shumëpolarësh apo dypolarësh?

Që këtij njëpolariteti i duket se po shkon drejt një fundi gradual nuk është në vetvete një zgjidhje. Mendimi i pranuar është që po i drejtohemi drejt rendit botëror shumëpolarësh. Kjo mund të jetë e vërtetë përsa i përket disa rajonëve por jo ndërkombëtarisht- akoma jo gjithsesi.

Fuqitë në rritje si India, Brazili dhe Afrika e Jugut – nuk po e shfaqin veten e tyre në skenën botërore. Gjermania dhe Japonia, që kanë qenë fuqi prej kohës, janë të kufizuar nga historitë e tyre perandorake. B.E. pengohet nga fakti se nuk është një shtet, kështuqë vendimet e politikave të tyre të jashtme kërkojnë unanimitet midis shteteve anëtare. Kjo ka qenë gjithmonë e vështirë për tu realizuar dhe akoma më shumë vështirësohet kur blloku zgjerohet.

Në çdo rast, politikat e jashtme të shteteve të përmendura më sipër  kanë tendencë për të mbështetur atë të SHBA-së, ndërsa ato të Kinës dhe Rusisë janë në një sinkronizim të ngushtë me njëri-tjetrin. Prandaj, është më e saktë të thuhet se për të ardhmen e afërme, ne do të jemi  dëshmitarë të ringjalljes së një bote bipolare, po aq të ngjashme si me atë që ekzistonte gjatë Luftës së Ftohtë.

Duke vështruar atë preriudhë kur njëri mbante nën vëzhgim superfuqinë tjetër, mosfuksionimet themelore të atij rendi botëror janë neglizhuar shpesh, siç është shkalla e dështimit të tyre për të parandaluar konfliktet.

Çështjet me rëndësi ndërkombëtare ishin mbajtur peng prej vetove të anëtarëve të përhershëm rival në Këshillin e Sigurimit të OKB, po aq sa ka qenë që prej kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë që Lufta e Ftohtë nuk pa asnjë luftim direkt midis dy superfuqive, ajo nuk i ndaloi ato të përfshiheshin në pjesëmarrjet e konflikteve, siç ndodh përsëri në ditët e sotme.

Të paturit një superfuqi të parivalizueshme nuk është as e dëshirueshme dhe as e pranueshme. Gjithsesi, deri kur të kemi vërtet një rend botëror shumëpolar, periudha e tranzicionit – e cila do të zgjasë vite, për mos thënë dekada – do të vazhdojë të jetë dëshmitare e padrejtësisë, nxitjeve të luftrave, abuzimeve me fuqinë, dhe bllokimeve të mekanizmave ndërkombëtare në zgjidhjet e konflikteve që filluan që nga Lufta e ftohtë dhe  pas saj.

Do të vijë një kohë kur Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë superfuqia e vetme botërore, dhe me shumë mundësi as dhe si superfuqi botërorë. Gjithsesi, ankesat e njejta do të bëhen me shumë mundësi ndaj pasusesve të Sh.B.A-së, ndoshta nga ata që vetë e mbështetën ngritjen e tyre. Dekadat e fundit kemi pasur shembuj të dukshëm të liderve dhe organizatava të cilët ishin të lumtur të kishin tutelën (mbrojtjen) amerikane gjatë Luftës Botërore, dhe më pas të bëheshin ndër armiqtë më të hidhur pas mbarimit të saj.

Të mbështesësh kundërshtarët e Uashingtonit pa patur kujdesin e duhur ndaj abuzimeve të natyrshme nga pushteti i madh, dhe  sjellja jo e mire historike e lojtarëve ndërkombëtare, do të lërë botën në mënyrë të rrezikshme të papërgatitur për të përballuar pasuesit. Ata në Botën Arabe, që kanë bartur gjithmonë barrën e ambicieve imperialiste, dhe ata që po përjetojnë përçarje të ngjashme si ato në kohën e Luftës së Ftohtë, duhet të kenë më shumë kujdes.

 

Sharif Hikmat NAshashibi është një gazetar dhe komentues i çështjeve Arabe. Ai është fituesi i një çmimi nga Këshilli Ndërkombëtar Mediatik “për ndihmën dhe prodhimin në vazhdimësi të reportazheve të balancuara” mbi Lindjen e Mesme. Ai është kontribues i përhershëm i shumë organeve mediatike, ku ndër ta janë: The Guardian, Al Arabiya, AL Jazeera English, The National, The Middle East Magazine dhe Middle East Eye.

Përktheu: Erion Kotorri

Submit a comment