Një peshk robot për ushtrinë e SHBA

PESHKUUshtria amerikanë po krijon një peshk robotik i cili do të futet në territorin armik për të spiunuar pa rënë ën sy.

Peshku spiun që do të ngjasojë me një peshk ton do të peshojë rreth 45 kilogramë dhe do të jetë 1.5 metra i gjatë.

I quajtur “Nemo i heshtur”, projekti është aktualisht në fazën e testimit nga marina amerikane.

Roboti do të telekomandohet por edhe mund të programohet për të bërë një rrugë të caktuar dhe të kthehet automatikisht në bazë.

“Nemo i heshtur” mund të jetë gati për shërbim në më pak se një vit.

Detyra e tij do të jetë të hyjë në territoret armike dhe të vëzhgojë anijet si dhe të kontrollojë për minat nëntokësore.

Kjo është hera e parë që marina amerikane përdori një peshk robotik por ka përdorur më parë amfibë të vërtetë për misionet e saj si delfinët, balenat apo fokat.

Submit a comment